Tahiri takon zyrtarët e Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri gjatë qëndrimit të tij në Jordani ka takuar grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i grupit, z. Raed Rabaa Al-Dahraawi në prani të Nënkryetarit të Parlamentit të Jordanisë, Dr. Mustafa Al-Khashawna. Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me ta ka theksuar…

Lajme

22/12/2024 19:22

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri gjatë qëndrimit të tij në Jordani ka takuar grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i grupit, z. Raed Rabaa Al-Dahraawi në prani të Nënkryetarit të Parlamentit të Jordanisë, Dr. Mustafa Al-Khashawna.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me ta ka theksuar se më shumë se 85 vende në botë po kërkojnë një model ideal për reformat në qeverisjen lokale, dhe se se nuk ekziston një model i veçantë i sistemit “të decentralizuar”, e që konteksti i vendit ka një rëndësi të madhe.

Ndryshe nga shumë vende në botë, ku decentralizimi u imponua si nevojë politike, në Jordani ky proces po buron nga nevojat dhe po zhvillohet përmes diskutimeve dhe konsultimeve të gjera. Në përfundim theksova se reformat qeverisëse e as decentralizimi nuk janë një akt dhe vendim i vetëm, por janë proces afatgjatë dhe jo i lehtë”, ka shkruar Tahiri. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: