Tahiri: Takimet me kundërshtarët politikë janë fushëbetejë që s’guxojnë të shmangen, në të kundërt dukesh i dobët
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, u është përgjigjur zyrtarëve të LDK-së, të cilët e kanë “thumbuar” Memli Krasniqin për takimin e sotme me Albin Kurtin. Ai ka bërë me dije se takimet me kundërshtarët politikë janë fushëbetejë që nuk duhet të shmangen. Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se shmangia të bën…

Lajme
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, u është përgjigjur zyrtarëve të LDK-së, të cilët e kanë “thumbuar” Memli Krasniqin për takimin e sotme me Albin Kurtin.
Ai ka bërë me dije se takimet me kundërshtarët politikë janë fushëbetejë që nuk duhet të shmangen.
Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se shmangia të bën të dukesh i dobët.
“Takimet me kundërshtarët politikë, për ata që merren me politikë, janë fushëbeteja që nuk guxojnë të shmangen. Shmangia të bën të dukesh i dobët. Edhe sot, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e bëri të qartë se jemi këtu dhe nuk bëjmë asnjë kompromis në dëm të qytetarëve të Kosovës. PDK është e vendosur ta bëjë Kosovën #MaMirë – dhe këtë do ta arrijmë me Bedri Hamzën si Kryeministër”, ka shkruar Tahiri.