Tahiri: Strategjia e LVV-së është të mos thërrasë seancën dhe ta çojë Kosovën drejt kaosit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër pas tensioneve të sotme në Kuvendin e Kosovës, ku një person në sallën e Kuvendit dhe ka bërë thirrje për eliminimin dhe burgosjen e Ramush Haradinaj. Tahiri e ka cilësuar situatën si të paprecedentë dhe ka kritikuar mungesën e reagimit nga partia…

Lajme

12/08/2026 18:26

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër pas tensioneve të sotme në Kuvendin e Kosovës, ku një person në sallën e Kuvendit dhe ka bërë thirrje për eliminimin dhe burgosjen e Ramush Haradinaj.

Tahiri e ka cilësuar situatën si të paprecedentë dhe ka kritikuar mungesën e reagimit nga partia në pushtet.

“Asnjë reagim nga partia në pushtet. Hyn një njeri në Kuvend dhe thërret për eliminim, për burgim, për vrasje të Ramush Haradinajt. Kjo është një situatë e paprecedentë, një situatë që vjen duke u keqësuar”, ka deklaruar Tahiri në emisionin FIVE.

Ai tha se AAK-ja do të ndërmarrë të gjitha masat në lidhje me këtë rast, duke paralajmëruar edhe kallëzim penal ndaj personit që, sipas tij, ka bërë këto thirrje.

“AAK, pa asnjë dyshim, do t’i marrë të gjitha masat si subjekt për të dalë nga kjo. Ajo që ka ndodhur sot në Kuvend është e papranueshme dhe AAK ndaj atij personi do të ngrejë një kallëzim penal”, tha Tahiri.

Tahiri ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po ndjek një strategji për të mos e thirrur seancën konstituive të Kuvendit dhe se, sipas tij, kjo po e çon vendin drejt kaosit.

“Strategjia e LVV-së është mos me thirr seancë, me vazhdu me shkelë rendin kushtetues një nga një, me të vetmin qëllim me sjellë kaos në Kosovë, nxitje të dhunës e kaos”, u shpreh ai.

Deputeti i AAK-së tha se partia e tij do të angazhohet për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe kërkoi që seanca konstituive të thirret.