Tahiri: Shpresoj që VV të reflektojë dhe të propozojë një kandidat të pranueshëm për kryetar Kuvendi
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të tregojë fleksibilitet në zgjedhjen e kandidatit për kryetar të Kuvendit, duke u përgjigjur pozitivisht ndaj kërkesës së partisë së tij për ta ndërruar emrin e propozuar aktualisht. “Shpresoj që të reflektojnë dhe t’i përgjigjen kërkesës së PDK-së, në këtë rast që ta vendosin…

Lajme
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të tregojë fleksibilitet në zgjedhjen e kandidatit për kryetar të Kuvendit, duke u përgjigjur pozitivisht ndaj kërkesës së partisë së tij për ta ndërruar emrin e propozuar aktualisht.
“Shpresoj që të reflektojnë dhe t’i përgjigjen kërkesës së PDK-së, në këtë rast që ta vendosin për votim një kandidat i cili është i pranueshëm për të gjithë dhe t’i hapim rrugë votimit të qeverisë pastaj”, tha Tahiri.