Tahiri: Radojiçiq paska vendosur për pagën minimale në Kosovë, Kusari-Lila bashkëpunoi me vrasësin e Afrim Bunjakut

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thirrur konferencë për media në lidhje me publikimin e djeshëm të audio-incizimit ku shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ku dëgjohet duke biseduar me kryekriminelin serb, Milan Radojiciq dhe duke u “koordinuar” në lidhje me votimin e pagës minimale. Ai tha se do…

Lajme

10/10/2024 10:55

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thirrur konferencë për media në lidhje me publikimin e djeshëm të audio-incizimit ku shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ku dëgjohet duke biseduar me kryekriminelin serb, Milan Radojiciq dhe duke u “koordinuar” në lidhje me votimin e pagës minimale.

Ai tha se do të kërkohet shtyrja e votimeve të marrëveshjeve ndërkombëtare për të diskutuar rreth ndodhive të fundit.

“Kryeterroristi Radoiçiq bashkë me qeverinë kanë përcaktuar pagën minimale në Kosovë. Jo vetëm kaq, nga kjo ata përjashtuan veteranët, familjarët e dëshmorëve, ata që lanë gjymtyrët për këtë vend”, deklaroi Tahiri.

Tahiri tha se nuk e di se si mund të vazhdojë kjo legjislaturë punën e saj, kur janë aq thellë të involvum me terroristë si Radojiçiq.

“Pra njeriun që është në listë të zezë të Amerikës për shkak të aktiviteteve të tij kriminale. Ne sot kërkojmë që të gjitha pikat e seancës së sotme të Kuvendit të zhvendosen. Sot duhet t’u jepet mundësia deputetëve të diskutojnë për këtë çështje. Të folet e të nxirren fakte të reja në dritë. Përpos faktit që Radojiciq na ka përcaktu pagën minimale dhe ka përjashtu nga aty më të lavdishmit e vendit, çka tjetër? ”tha Tahiri, transmeton lajmi.net.

Ai pyeti se me çka tjetër kanë marrëveshje Vetëvendosje me Milan Radojiciq.

“Cilat janë kërkesat që i janë plotësu atij në arritjen e kësaj? Nuk ka gjë më të rëndësishme se sat ë hedhet dritë mbi këtë çështje. Me këtë parti politike s’do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në asnjë pikë derisa kanë shefe të grupit një person që vendimarrjet i bën në bashkëpunim me Radojiçiqi, me vrasësin e Afrim Bunjakut. Imagjinoni se në sektori publik e privat na kanë caktu pagën minimale me Radojciqin e tash tu e mbrojte veten e vetë e mbron edhe atë. Këta s’po distancohen nga këto vendime. As partia s’është e gatshme e u distance pasi kanë pas marrëveshje për këtë, pra kanë pas kandidat të përbashkët për Gjykatë Kushtetuese tash është zv/ministër aty ku më tepër i duhet Mimozës e Milanit”,deklaroi ai.

Po ashtu deputeti Tahiri tha se ky Kuvend nuk është ballafaquar me ndonjë rrezik më të madh, pra sipas tij po rrezikohet siguria kombëtare .

“Ne se dimë cilat janë çështje të cilat i ka shty Mimoza përpara bashkë me MIlanin. Kusari-Lila kas pas deklarime krejt ndryshe derisa kanë dalë incizimet e tjera.U bëjë thirrje njerëzve që kanë fakte të tilla ti publikojnë ato sepse do ta kenë mbështetjen e të gjithëve, për të larguan një të keqe të madhe nga Kosova”./Lajmi.net/