Tahiri – Qeverisë: Marre, e dhatë pagën e 13-të për sektorin publik e asgjë për atë privat – Vendim që buron nga zotimet paraelektorale
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka folur sot para mediave në lidhje me pagën e 13-të për sektorin publik. Ai ka thënë se kjo rrogë nuk ka qëllim ta zbut varfërinë e as ta ul pabarazinë, por sipas tij është veprim që ka buruar prej zotimit para-elektoral, që në rast se shkojmë në zgjedhje të…
Lajme
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka folur sot para mediave në lidhje me pagën e 13-të për sektorin publik.
Ai ka thënë se kjo rrogë nuk ka qëllim ta zbut varfërinë e as ta ul pabarazinë, por sipas tij është veprim që ka buruar prej zotimit para-elektoral, që në rast se shkojmë në zgjedhje të ndikoj në votë.
“Ajo që un sot iu them të gjithë anëtarëve të kabinetit të Qeverisë është “marre”, me ia shpërnda rrogën e 13-të për sektorin publik e mos me e ndihmu askënd të sektorit privat. Sot mendja e njerëzve që kanë njëtroh integritet e marre, është te punëtori që është në ndërtimtari sot, te mjeshtri në skele, te ajo zonja që është në arkë në supermarket, është te ju gazetarët që punoni gjithësecili prej jush mbi orarin 8 orësh”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se pyetet se edhe çka do të bëj ai vetë me këtë pagë.
“Pyetja tjetër është se ju çka doni të bëni me rrogën e 13-të? Çfarë do veprimi që e bën Besik Tahiri me këtë rrogën e 13-të, as nuk më varfëron më shumë as nuk më pasuron më shumë, por mund të shihet në dy perspektiva. Te ata që thonë ah shih ky po bën diçka po e jep rrogën e 13-të se këta janë politikanë e janë të pasur, pra nga kjo prspektivë ose nga perspektiva tjetër që me ik e me i mbajt këto pare”, ka shtuar Tahiri.
Ai ka kërkuar nga Qeveria që të ndërmarrë urgjentisht veprime për punëtorët e sektorit privat.
“Të dalin e të na tregojnë se çka do të bëjnë për gratë e burrat që sot me shumë të drejtë, janë të mërzitur edhe e urrejnë secilin prej 80 mijë njerëzve që marrin rrogë pa meritë, e marrin rrogën e 13-të pa bë asgjë. Nuk e kemi lyp, është premtim elektoral. Ke bë diçka për sektorin publik, bëj edhe për sektorin privat”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të AAK.
Ai ka thënë se e kanë diskutuar këtë temë edhe në parti, pasi ka thënë se nuk po ndihen mirë.
“AAK i ka zyrtarë publikë 6 deputetë e 5 kryetarë komunash, vetëm 11 njerëz gjithsej, sa gjysma vetëm e Qeverisë së Kosovës. Ka shumë njerëz të mërzitur, prandaj Qeveri vepro për sektorin privat”, ka shtuar ai.
Tahiri është pyetur nga gazetarët nëse do ta dhuroj këtë pagë të 13-të për bamirësi, për çka ka thënë se bamirësi jep në vazhdimësi por nuk e bën publike. /Lajmi.net/