Tahiri premton: Çmimet do të ulen, bizneset do të rriten dhe qytetarët do të jetojnë më mirë

Kandidati i PDK-së për deputet, Abelard Tahiri ka dhënë një premtim për qytetarët. Ai ka thënë se me qeverisjen e tyre, çmimet do të ulen, bizneset do të rriten dhe qytetarët do të jetojnë më mirë. “Në kompaninë Passable, si në çdo takim me bizneset, ju tregova për lehtësitë që programi i Bedri Hamzës sjell…

Lajme

22/12/2025 11:05

Kandidati i PDK-së për deputet, Abelard Tahiri ka dhënë një premtim për qytetarët.

Ai ka thënë se me qeverisjen e tyre, çmimet do të ulen, bizneset do të rriten dhe qytetarët do të jetojnë më mirë.

“Në kompaninë Passable, si në çdo takim me bizneset, ju tregova për lehtësitë që programi i Bedri Hamzës sjell për ekonominë dhe për xhepin e qytetarit. Shteti do të jetë mbështetje e jo barrë, me TVSH që paguhet vetëm pasi shitet produkti. Tatime më të ulëta dhe grante për investime do t’u japin mundësi bizneseve të rriten e të hapin vende të reja pune me paga më të mira. Kur bizneset ecin përpara, rriten pagat, ulen çmimet dhe jeta e qytetarëve bëhet më e lehtë”, ka shkruar Tahiri në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij: