Tahiri: Përpjekjet e Kurtit për ta ndalur Asociacionin s’patën sukses, nuk e ndihmoi tymi në veri
Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka folur për deklaratën e të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të krijohet si një obligim që e ka marrë Kosova. Tahiri përmes një shkrimi në Facebook tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk po mund ta…

Lajme
Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka folur për deklaratën e të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të krijohet si një obligim që e ka marrë Kosova.
Tahiri përmes një shkrimi në Facebook tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk po mund ta shmang Asociacionin.
“Escobar kerkon Asociacionin menjehere, sic po shihet as perpjekja e fundit e Kurtit per ta shmangur ate nuk pati sukses, madje as ‘tymi nga veriu’ nuk e ndihmoi”, ka shkruar Tahiri.
Kujtojmë se pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se ia ka bërë të qartë pritjen e tij kryeministrit të Kosovës që të fillohet të punohet drejt implementimin të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Postimi i plotë i Tahirit: