Tahiri pas takimit të Gjuriqit me Sekretarin amerikan: Ministrja jonë e jashtme, e strukur nga skena diplomatike

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj performancës së institucioneve të Kosovës në arenën ndërkombëtare, pas takimit që ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, zhvilloi me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka kritikuar ministren e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, duke e akuzuar për mungesë…

Lajme

07/08/2025 10:26

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj performancës së institucioneve të Kosovës në arenën ndërkombëtare, pas takimit që ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, zhvilloi me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka kritikuar ministren e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, duke e akuzuar për mungesë të angazhimit diplomatik dhe për, siç thotë ajo, “katandisjen” e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

“Ministri i Jashtëm i Serbisë u prit nga Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio. Ndërkohë, presidentja jonë pati një takim me zëvendëssekretarin e shtetit gjatë një vizite në SHBA, ndërsa ministrja jonë e Jashtme – thjesht e zhdukur nga diplomacia. Është koha që ata që mbajnë përgjegjësi për politikën e jashtme të reflektojnë seriozisht. Kosovën e kanë çuar në një situatë të papranueshme,” shkroi Tahiri.