Tahiri pas dështimit të 27-të të konstituimit të kuvendit: Edhe sot po vazhdon kryeneçësia e LVV-së nuk heqin dorë nga kandidati
Ka dështuar edhe sot në herën e 27-të, konstituimi i kuvendit të Kosovës, duke mos arritur që të zgjidhet përsëri për kryeparlamentare Albulena Haxhiu. Menjëherë pas mbylljes së seancës, për media është deklaruar Abelard Tahiri nga PDK, i cili tha se edhe sot ka vazhduar kryeneçësia e LVV-së, duke mos hequr dorë nga kandidati. “Edhe…

Lajme
Ka dështuar edhe sot në herën e 27-të, konstituimi i kuvendit të Kosovës, duke mos arritur që të zgjidhet përsëri për kryeparlamentare Albulena Haxhiu.
Menjëherë pas mbylljes së seancës, për media është deklaruar Abelard Tahiri nga PDK, i cili tha se edhe sot ka vazhduar kryeneçësia e LVV-së, duke mos hequr dorë nga kandidati.
“Edhe pse ju kemi dhanë hapsirë që të propozojnë ndonjë emër tjetër që mund ta bëjnë këtë punë, duke mos i pasur numrat për qeveri kanë vendosur qe këtë punë ta bllokojnë me një grua që po e dëmtojnë edhe më shumë reputacionin e saj sepse mendoj që sjellja e tyre është e papranueshme edhe nga votuesit e tyre edhe për konstituimin e kuvendit të Kosovës që me i hup rrugë formimit të qeverisë”, ka thënë Tahiri.
Seanca dështoi sërish dhe votimi mori vetëm 50 vota për. /Lajmi.net/