Tahiri para seancës: Kosova e meriton një qeveri që trajton mirëqenien e qytetareve e jo favore ndaj familjarëve të këshilltarëve të Kurtit
Para mbajtjes së seancës konstituive, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar ashpër qeverinë në detyrë. Ai i ka akuzuar për neglizhencë ndaj halleve të qytetarëve dhe për favore ndaj familjarëve të këshilltarëve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. “Çdoherë i kemi respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht nëse na pëlqejnë apo…

Lajme
Para mbajtjes së seancës konstituive, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar ashpër qeverinë në detyrë.
Ai i ka akuzuar për neglizhencë ndaj halleve të qytetarëve dhe për favore ndaj familjarëve të këshilltarëve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Çdoherë i kemi respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht nëse na pëlqejnë apo jo. Në radhë të parë, mendoj që Kosova e meriton një qeveri që trajton mirëqenien dhe hallet e qytetarëve. Në krye të detyrës kemi disa njerëz që nuk mendojnë për hallet e qytetarëve, përkundrazi, u kanë vendosur lakun në fyt bizneseve që mbajnë barrën kryesore në sektorin privat. Jemi këtu për ta dërguar këtë qeveri në shtëpi dhe për të sjellë një qeveri që është në krye të detyrës dhe që arrin t’i trajtojë problemet e qytetarëve”, tha ai.