Tahiri: Një shtet i fortë është ai që kujdeset për çlirimtarët e vet- është obligim moral e shtetëror

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri (nr. 110), ka publikuar një video-mesazh kushtuar çështjes së respektit dhe përkujdesjes institucionale për çlirimtarët e Kosovës, duke theksuar se ky është një obligim moral dhe shtetëror. Ai shtoi se për Partinë Demokratike të Kosovës, kujdesi për çlirimtarët nuk është retorikë, por angazhim konkret qeverisës:…

Lajme

22/12/2025 15:12

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri (nr. 110), ka publikuar një video-mesazh kushtuar çështjes së respektit dhe përkujdesjes institucionale për çlirimtarët e Kosovës, duke theksuar se ky është një obligim moral dhe shtetëror.

Ai shtoi se për Partinë Demokratike të Kosovës, kujdesi për çlirimtarët nuk është retorikë, por angazhim konkret qeverisës:

“Një shtet i fortë është ai që kujdeset për çlirimtarët e vet. Ai që nuk i harron sakrificat mbi të cilat është ndërtuar vendi dhe që i trajton me dinjitet ata që ia dhanë Kosovës gjithçka. Ne do të kujdesemi për çlirimtarët tanë, sepse respekti dhe përkrahja për ta janë detyrim i shtetit dhe i qeverisjes sonë.”

Sipas Tahirit, ndërtimi i një shteti të fortë dhe të drejtë fillon nga vlerësimi i drejtë i historisë dhe nga mbrojtja e dinjitetit të atyre që kontribuuan për lirinë e vendit.

Videoja është pjesë e komunikimit zgjedhor të PDK-së në prag të zgjedhjeve, ku Tahiri kandidon për deputet me numrin 110.