Tahiri: Në 2022 ka humbur 6% e kontributeve në Trust

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka dhënë një informacion mjaftë shqetësues. Ai me anë të një postimi në Facebook, ka bërë me dije se kanë pranuar pasqyrat e Trustit Pensional, nga ku vërehet se 6% e kontributit total në Trust ka humbur vetëm më 2022, shkruan lajmi.net. “Dhe tani kam një pyetje…

Lajme

05/02/2023 14:55

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka dhënë një informacion mjaftë shqetësues.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka bërë me dije se kanë pranuar pasqyrat e Trustit Pensional, nga ku vërehet se 6% e kontributit total në Trust ka humbur vetëm më 2022, shkruan lajmi.net.

“Dhe tani kam një pyetje për Kryeministrin Kurti: A keni fije turpi kur vendosët që t’i privonit qytetarët e Kosovës që në këtë kohë krize të paparë t’i tërheqin një pjesë të kursimeve të tyre. Ku mbeti arsyetimi juaj kur thonit se po i mbrojmë investimet e qytetarëve, kur sot u vërtetua se gati i gjithë kontributi i vitit 2022 rezultoi me humbje dhe atë si rezultat i paaftësisë tuaj”, ka thënë Tahiri.

Postimi i plotë i tij:

Qytetarë të nderuar,

Këtë javë pranuam pasqyrat individuale të Trustit Pensional dhe për habi pothuajse i gjithë kontributi i këtij viti, më saktë, mbi 80% e investimit për vitin 2022 ka humbur.

Nga një analizë e thjeshtë vërehet se rreth 6% e kontributit total ka humbur vetëm gjatë vitit që lamë pas.

Dhe tani kam një pyetje për Kryeministrin Kurti: A keni fije turpi kur vendosët që t’i privonit qytetarët e Kosovës që në këtë kohë krize të paparë t’i tërheqin një pjesë të kursimeve të tyre. Ku mbeti arsyetimi juaj kur thonit se po i mbrojmë investimet e qytetarëve, kur sot u vërtetua se gati i gjithë kontributi i vitit 2022 rezultoi me humbje dhe atë si rezultat i paaftësisë tuaj!?

E keni ‘helmu’ popullin me pollavra, me tema koti, përderisa ekonomia është para bankroti e sektori publik para kolapsi, ju bëni filma!. /Lajmi.net/