Tahiri: Limaj po mendon se është koha e VLAN-it e PAN-it, Kurti të thotë nesër ta qes emrin për kryeparlementar e pastaj ta ndrron

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri foli për një koalicion të mundshëm mes AAK-së dhe VV, duke shtuar se Fatmir Limaj po mendon që është koha e VLAN-it dhe PAN-it. ”Limaj po mendon që është koha e VLAN-it dhe PAN-it, por Albin Kurti është tjetër kategori, ai të thotë se nesër ta qes emrin për kryetar…

Lajme

23/04/2025 22:17

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri foli për një koalicion të mundshëm mes AAK-së dhe VV, duke shtuar se Fatmir Limaj po mendon që është koha e VLAN-it dhe PAN-it.

”Limaj po mendon që është koha e VLAN-it dhe PAN-it, por Albin Kurti është tjetër kategori, ai të thotë se nesër ta qes emrin për kryetar të Kuvendit dhe kur të vish në seancë ta ndrron emrin”, tha Tahiri.

Tahiri tha se opozita nuk po e bllokon punën e kuvendit, por janë numrat që partia fituese nuk i ka për ta votuar kryetarin.

”Në momentin kur ti nuk i ki 61 vota, por 57 atëherë këtu është një problem”, tha Tahiri për RTV21.

Ai tha se edhe VV mund t’i bllokoj ata për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.