Tahiri kritikon Kurtin, Abdixhikun e Ramën: Çfarë po ju ndodh liderëve shqiptarë me kaq shumë dozë autokratike?

Ish-ministrja, Edita Tahiri, ka kritikuar liderët politikë në vend. Ajo ka thënë se nuk e kupton pse iu është shtuar doza e autokracisë. Sipas Tahirit, Lumir Abdixhiku po e lufton demokracinë brenda në LDK derisa Albin Kurti i ka shndërruar në “dervisha” të vetët në Lëvizjen Vetëvendosje. Ajo ka përmendur edhe Edi Ramën, duke thënë…

Lajme

08/09/2026 14:27

Ish-ministrja, Edita Tahiri, ka kritikuar liderët politikë në vend. Ajo ka thënë se nuk e kupton pse iu është shtuar doza e autokracisë.

Sipas Tahirit, Lumir Abdixhiku po e lufton demokracinë brenda në LDK derisa Albin Kurti i ka shndërruar në “dervisha” të vetët në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo ka përmendur edhe Edi Ramën, duke thënë se askush në PS s’guxon të flasë ndërkohë që protestat po vazhdojnë.

“Cfare po ju ndodh lidereve politik shqiptar me kaq shume doze autokratike – shihni Abixhikun po lufton demokracine e brendshme; shihni Kurtin i ka shnderruar ne dervisha te vetet; shihni Edi Ramen, ata te PS-se as ciu nuk go goxojne me ba, nderkohe qe anija e protestuesve po lekunde gjithe vendin..”, ka shkruar ajo.