​Tahiri: Kosova nuk duhet të shkoj në zgjedhje të reja nacionale

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën ka dëmtuar rëndë pozitën e vendit, vlerëson ish-diplomatja kosovare, Edita Tahiri. Tahiri në një intervistë për KosovaPress, thekson se formimi sa më i shpejtë i qeverisë është i domosdoshëm për tejkalimin e kësaj situate politike. Ajo kundërshton idenë për zgjedhje të…

Lajme

20/09/2025 13:33

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën ka dëmtuar rëndë pozitën e vendit, vlerëson ish-diplomatja kosovare, Edita Tahiri.

Tahiri në një intervistë për KosovaPress, thekson se formimi sa më i shpejtë i qeverisë është i domosdoshëm për tejkalimin e kësaj situate politike.

Ajo kundërshton idenë për zgjedhje të parakohshme nacionale, duke theksuar se Kosova nuk ka nevojë për krizë të re politike, por për stabilitet institucional.

Duke komentuar procesin gjyqësor në Hagë dhe dëshminë e ish-ndihmëssekretarit amerikan, James Rubin, në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi, bashkëpunëtorja e tij, Edita Tahiri, u shpreh se dëshmi të tilla mund të ndihmojnë Gjykatën Speciale të marrë një vendim të drejtë dhe të paanshëm ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë që nga fundi i vitit 2020.

“E vlerësoj lartë pozitivisht sepse ishte shumë objektiv, shumë real dha dështim të dorës së pari sepse ai vetë ka qenë në bashkëpunim me Hashim Thaçi sidomos në konferencën e Rambujesë, James Rubin ka qenë asistent i Albrightit dhe ka qenë në kështjellë ku zhvilloheshin negociatat. Jam e bindur që në bisedat e tyre ata kanë bërë bisedat të drejtpërdrejta si për UÇK-në, rrjedhat dhe gjithë ato synime të mëdha që pati UÇK për ta çliruar Kosovën, por edhe për marrëveshjen e Rambujesë, të cilën bashkë e vendosëm e pranuam sollëm lirinë… besoj që dëshmia e Rubin do të ndihmoj shumë, sidomos mbrojtësit e liderëve të UÇK-së që i kemi në gjykatës sepse ai vërtetë foli me të gjitha faktet që i kishte, sidomos theksoi se Hashim Thaçi ka qenë lider politik i UÇK-së, edhe ne e kemi ditur kur jemi njohur dhe bashkëpunuar në Rambuje, por e thënë nga diplomati amerikan ishte shumë e rëndësishme… Ardhja e diplomatëve të tjerë me renome janë shumë të rëndësishme në procesin kur Gjykata Speciale vendos për përfundimin dhe gjithë këto përpjekje dhe dëshmi janë që Gjykata Speciale të vendos drejtë dhe të mos jetë e anshme”, theksoi ajo.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën.

Sipas ish-diplomates kosovare, Edita Tahiri, ky është një dëm i madh strategjik për vendin. Ajo fajëson qeverinë aktuale, të udhëhequr nga Albin Kurti, për përkeqësimin e raporteve me SHBA-në dhe pasojat që kanë ardhur si rezultat i kësaj qeverisjeje.

“Pezullimi i dialogut strategjik nga Amerika është një dëmtim i madh strategjik për Kosovën dhe kjo ndodhi pra me fajin e qeverisë në shkuarje dhe vetë Kurtit që është deputet dhe ilegalisht mban edhe detyrën e kryeministrit. Veprimet u lidhen pra me ato destruksione që bëri Kurti ndaj Gjykatës Kushtetuese duke e sulmuar dhe duke mos zbatuar vendimet që Gjykata Kushtetuese disa herë i dha afate Kuvendit që të konstituohet… Ka provuar të minimizoj dëmin që pezullimi i dialogut strategjik i ka bërë shtetit të Kosovës. Me mendimin tim, Kurti sikur ka tashmë ka hyrë në logjikën e Strucit, mentaliteti politik i Strucit është sikur asgjë nuk po ndodh po kjo është dyfish e dëmshme në çoftëse pra një politikan që është me shumicë në kuptimin e votave pak shumë pak shumicë nga opozita në vend që të ndjehet përgjegjës dhe të thërras opozitën dhe këtë situatë alarmante të reagoj dhe t’i thërras të gjithë aktorët politik relevant dhe të ecët drejtë së pari krijimit të qeverisë…Duhet të gjithë të ftohen pra edhe Kurti edhe liderët opozitar në një dialog të brendshëm politik për të dal nga kjo situatë në mënyrë që të ndalim efekte negative të këtij pezullimi”, thotë Tahiri për KosovaPress.

Tahiri Në një intervistë për KosovaPress, thekson që vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar dialogun strategjik ka dëmtuar imazhin e Kosovës, veçanërisht në aspektin e njohjeve ndërkombëtare.

“Në këtë fazë Kosova po ecë vetëm, sepse Kosova përparon me mbështetjen amerikane, në këtë fazë kemi mbetur vetëm, më e keqja është që gjithë këto shtete që kanë menduar me shqyrtua njohjen e Kosovës e ndalin sepse thonë kur aleati kryesor i ndëshkoi, ua pezulloi dialogun edhe ata pra e bllokojnë njohjen..15\00Nëse mbështetja amerikane ndalet në planin e sigurisë apo të ekonomisë, ne jemi shtet i vogël dhe i ndjeshëm, çdo situatë e tillë na dobëson, mos të themi se imazhi jonë ndërkombëtarë, reputacioni i Kosovës për aq sa kemi pas është dëmtuar maksimalisht.. Pasojat janë të rënda, strategjike keq për popullin tonë….Ftoj që sa më shpejt të gjendet formula, të krijohet qeveria dhe konsitutimi të bëhet ligjërisht pavarësish që e deklaroi kryetari që është konstituar, jo nuk është konstituar e tha vetë Gjykata Kushtetuese. Jemi në një situatë të rëndë duhet vetë gjejmë një rrugëdalje dhe të mos vije puna të na ndodh edhe ndonjë ndëshkim në ditët në vijim”, theksoi Tahiri.

Ish-diplomatja kosovare, Edita Tahiri, bën thirrje për konstituimin sa më të shpejtë të plotë të Kuvendit të Kosovës dhe formimin e një qeverie të re.

Ajo shprehet kundër mbajtjes së zgjedhjeve të reja nacionale, duke theksuar se vendi është peng i ambicieve personale të Albin Kurtit për t’u bërë sërish kryeministër.

Sipas Tahirit, vonesat në krijimin e institucioneve të reja po i shkaktojnë Kosovës humbje të mëdha në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike.

“ Zgjidhja është konstituimi i plotë i parlamentit aty ku ka mbetur pra e pakryer, e pastaj qeveria e përbashkët dhe unë mendoj që nuk duhet Kosova të shkoj në zgjedhje të reja nacionale. Arsyeja sepse nuk e dimë çfarë do të jetë rezultati i atyre zgjedhjeve. Por nëse na ndodh edhe njëherë rezultati me qenë 50-50 për opozitën dhe këta që momentalisht janë në një pushtet ilegal do të ishte përsëritje e krizave dhe bllokadave jemi shtet i ri për t’i përballuar bllokadat….20\18Kosova është peng i ambicieve të Kurtit që të bëhet kryeministër. Pra, Kurti nuk po lëshon rrugë për një rrugëdalje veçse pra ka këto pretendime të pakontrolluara as nuk sheh se sa dëme po i bënë shtetit e as nuk sa dëme po i bënë popullit është peng i apetiteve të Kurtit që të bëhet kryeministër. Por, unë them se nuk mundet me u bë sepse duhet me qenë edhe i vetëdijshëm dhe duhet të ketë qasje reale se kur rezultati është gjysmë-gjysmë nuk mundet një palë me bë kryeministrin”, thotë ajo.

Tahiri vlerëson se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për interesat e saj personale politike ka ndryshuar pozicionet e saj dhe është në një aleancë të hapur me Albin Kurtin.

“Doli në anën e Kurtit, doli kundër Gjykatës Kushtetuese dhe kjo i shërbeu Vjosës me siguruar votat e Kurtit sepse është afruar fundi i mandatit. Një presidente në vend që të mendoj për popullin dhe shtetin mendoi për vetën”, deklaroi ajo.

Javën që shkoi kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi në Bruskel u takua me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, dhe emisarin evropian, Peter Sorense. Ky raund i ri i dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel përfundoi pa ndonjë përparim.

Sa i përket këtij takimi, ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë–Serbi, Edita Tahiri thekson se në situatën aktuale politike takimet e tilla nuk kanë bazë legjitime, pasi as kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe as Besnik Bislimi nuk kanë më legjitimitet.

“Kur vendi është në bllokadë shkuarja e përfaqësuesit të shtetit me fol me palën serbe jo vetëm që nuk ka bazë legjitime, por praktikisht çfarëdo bisede që bëhet në atë dialog as Kurti dhe as Bislimi nuk mund të marrin obligime sepse ata janë nuk janë legjitim, në fakt janë ilegal. Kurti që lejoi Bislimin ishte vetëm për ta përmirësuar imazhin e vetë si pretendent prë kryeministër, por në vend që të qoj përpara atë strategji personale ai shkoi edhe hyri tek karta nacionalsite sepse ne po hyjmë në fazën e zgjedhjeve lokale dhe ai krejt beteja e fushatës është kthyer si një politik apo marketing nacionalist kundër pakicës serbe gjoja jo në realitet jo gjoja po reagojnë për regjistrimin e Listës Serbe jo nënkryetarin serb e manovruan e lojërat politike me prapavijë nacionaliste që nuk e ndihmojnë fare Kosovën..Kurti bënë lojëra nacionaliste që dëmtojnë Kosovën edhe për pakicën serbe nuk është mirë”, shprehet ish-diplomatja kosovare.

Të premten e kaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar dialogun strategjik me Kosovës.

Reagimi i SHBA-së për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën erdhi në kohën kur Kurti ka adresuar një varg kritikash ndaj Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, si dhe qeveria në detyrë ka mbyllur disa struktura paralele serbe në Kosovë, për çka të shtunën ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.

Fiks një javë pas vendimit të ShBA-ve, për këtë vendim foli kryeministri në detyrë, Albin Kurti i cili deklaroi se nuk janë prishur raportet me SHBA-në, por kanë disa dallime.

Dialogu strategjik është një proces që Departamenti i Shtetit i SHBA-së në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik