Tahiri i PDK-së: Opozita te organizohet për një Qeveri të re pa përfshirjen e Albin Kurtit

Sot deputetë do të mblidhen për të 33-tën herë për të tentuar që ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Deputeti i PDK-së Abelard Tahiri sot para mediave tha se Kosovës i duhet një qeveri e Opozitës duke mos e përfshirë liderin e VV-së, Albin Kurtin. Ai tha se Kurti dhe VV e dëmtojnë Kosovë dhe nuk…

Lajme

17/06/2025 09:50

Sot deputetë do të mblidhen për të 33-tën herë për të tentuar që ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i PDK-së Abelard Tahiri sot para mediave tha se Kosovës i duhet një qeveri e Opozitës duke mos e përfshirë liderin e VV-së, Albin Kurtin.

Ai tha se Kurti dhe VV e dëmtojnë Kosovë dhe nuk kanë marrëdhënie të mira me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

“Kosova duhet që sa ma shpejt të sigurohet që ta këtë një qeveri të re dhe mos të vazhdojë më izolim. Kurti ë ka një rekord të dëmshëm në raport më administratën ë parë Trump dhe nëse deri sot kemi pasë dyshime së a duhet të vazhdojë, pavarësisht që ka dalë si parti ë parë në këto zgjedhje paralajmërimi i Trumpit na tregon një mesazh të qartë së duhet të angazhohemi maksimalisht të gjitha partitë tjera që deri dje kemi qenë në opozitë që vendit t’ia japmi një qeveri të re pa përfshirjen e Kurtit eVV-së”, tha ai./Lajmi.net/