Tahiri i AAK-së ia shtron pesë pyetje Qeverisë për keqpërdorimet në KEK: A jeni more në mend?

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri sot në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga LDK-ja për keqpërdorimet në KEK ka komentuar bisedat e fundit të Dejona Mihailit me Nagip Krasniqin. Ai ka thënë se mospjesëmarrja e LVV-së në këtë seancë “tregojnë për një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të strukturave joformale që nuk kanë asnjë…

Lajme

24/10/2024 13:12

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri sot në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga LDK-ja për keqpërdorimet në KEK ka komentuar bisedat e fundit të Dejona Mihailit me Nagip Krasniqin.

Ai ka thënë se mospjesëmarrja e LVV-së në këtë seancë “tregojnë për një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të strukturave joformale që nuk kanë asnjë pozitë në shtetin e Kosovës dhe ndikojnë në një institucion që është korporata më e madhe energjetike në vend dhe më e madhja e shtetit e ka 150 milionë buxhet të shtetit, të tuajat qytetarë te Republikës së Kosovës”.

Ai i ka shtuar pesë pyetje Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti:

  1. Qysh ndodh që tregtia me energji në Qeverinë 4 vjeçare të ndodh me kompani me baza zyrtare me seli në Beograd dhe pa licencë, a mund të na tregoni së paku me postim në Facebook?
  2. A e kuptoni çka është kah ndodh në këtë vend, kanë dal në publik komunikime që vërtetojnë apo vërtetohen në procesin e hetimit që në Kosovë ka vendos kur ndalet dhe lëshohet rryma një person dhe ai person ka funksion në parti dhe nëse iu ka shkru fjalimet krejt deputetëve hallall i koftë, ama ska asnjë funksion legjitim në Qeveri. Si ka mundësi askush mos me mujt as kah KEK-u me i ra pa e pas librezën e VV-së?
  3. Çka u bë Albin Kurti që ti e anulove edhe projektin e gazjellësit europian? Pse Kosova B nuk po lëshohet, për shkak të qymyrit që nuk ka rezerva e po i shitni apo që nuk po e respektoni kontratën?
  4. A e dini që ju do të mbaheni mend në Qeveri për shumë deme që ja keni sjell Kosovës. Ju e keni rrit më së shumti çmimin e rrymës a në fushatë thojshe shumë shtrenjtë është se po flejna në qymyr, duhesh me tregu qysh e rrite këtë çmim.
  5. Ju që jeni transparent e llogaridhënës e bëjshi filma, qysh është e mundshme ju 105 milionë me leju kontrata një burimore në mend, a jeni more në mend ato nuk janë pare të juaja e prindërve tuaj janë pare të shtetit. Po ashtu duhesh me na kallxu se folshe këtu bojlerat e filterat se folshe ktu e nuk të merrke vesh kërkush, tregona tash për Martinin çka po ndodh se dilshe në fotografi me atë po ashtu a do të japësh dorëheqje kur të publikohen bisedat e tua dhe ke qenë në lidhje direkte me keqpërdorimin në KEK”, ishin pyetjet e Besnik Tahirit drejt Qeverisë. /Lajmi.net/