Tahiri: Gjykata konfirmoi se nuk ka të drejtë askush të vendosë votim të fshehtë pa bazë kushtetuese
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sipas Tahirit, Kushtetuesja foli qartë, duke thënë se vendimi për themelimin e Komisionit për Votim të Fshehtë në seancën konstituive ishte jokushtetues. “Ky është një aktgjykim i rëndësishëm që ndal një devijim të rrezikshëm…

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Sipas Tahirit, Kushtetuesja foli qartë, duke thënë se vendimi për themelimin e Komisionit për Votim të Fshehtë në seancën konstituive ishte jokushtetues.
“Ky është një aktgjykim i rëndësishëm që ndal një devijim të rrezikshëm kushtetues dhe vërteton se procedurat parlamentare nuk mund të përdoren si instrument bllokade politike”.
“Prej 15 prillit, konstituimi i Kuvendit është bllokuar – fillimisht nga dështimi i grupit më të madh parlamentar për të zgjedhur kandidaten e tyre për Kryetare të Kuvendit, dhe më pas, nga 30 prilli, përmes insistimit të një propozimi jokushtetues që pengoi vijimin e seancës konstituive”, tha Tahiri, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai u shpreh se në cilësinë e deputetit, ka dorëzuar komente mbështetëse në këtë rast dhe gjykata konfirmoi se sipas tij, rendi i ditës i seancës konstituive nuk mund të ndryshohet sipas tekeve politike.
“Gjykata konfirmoi se: Nuk ka të drejtë askush të vendosë votim të fshehtë pa bazë kushtetuese e pa procedurë; E drejta për të propozuar Kryetarin e Kuvendit nuk mund të shndërrohet në mekanizëm bllokues; Grupi më i madh parlamentar e ka detyrimin për bashkëpunim me grupet e tjera përmes kompromisit politik; Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga nxjerrja e aktgjykimit”.
“Në këtë betejë, kemi qëndruar në mbrojtje të Kushtetutës dhe kemi dëshmuar se demokracia parlamentare nuk është pronë e askujt. Rendi kushtetues triumfoi – dhe me të, edhe vullneti për institucione funksionale, jo peng të një partie të vetme”, tha ai.