Tahiri flet nga foltorja e Asamblesë Parlamentare të BE-së: Kërkon votën e moldavezëve

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e Këshillit të Evropës, ka mbajtur fjalën e tij në këtë seancë. Ai falënderoi shtetin moldav për dërgimin e kontingjentit të radhës në kuadër të misionit KFOR. Tahiri pyeti homologët e tij moldav për votën që kanë vendosur ata për Kosovën. Ndërsa i përgëzoi edhe për dënimin e…

Lajme

16/04/2024 09:45

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e Këshillit të Evropës, ka mbajtur fjalën e tij në këtë seancë.

Ai falënderoi shtetin moldav për dërgimin e kontingjentit të radhës në kuadër të misionit KFOR.

Tahiri pyeti homologët e tij moldav për votën që kanë vendosur ata për Kosovën.

Ndërsa i përgëzoi edhe për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Postimi i plotë:

Është krejtësisht e qartë që shumë vende ende nuk e njohin mirë historinë dhe realitetin shtetformues të Republikës së Kosovës. Puna jonë është të punojmë ngushtë me ta, t’i thellojmë raportet dhe komunikimin, t’i njohim shqetësimet e tyre, por edhe t’ju kërkojmë mbështetje, pa ekuivoke. Kjo sepse komunikimi në nivele ndërkombëtare, duke qenë dinamik, është bërë edhe më i thjeshtë, më i saktë dhe më pragmatik. Pra direkt e në temë!

Në ditën e parë të punimeve të sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ngrita çështjen e Kosovës në punimet plenare duke e shtruar këtë pyetje:

I nderuar Zëvendëskryeminstër,

Më lejoni para së gjithash t’iu falënderoj për kontigjentin moldav të ushtarëve të KFOR-it, i cili erdhi në marsin e këtij viti. Kjo është një ndihmë e madhe për vendin tonë.

Siç jeni në dijeni, Kosova është në proces të aplikimit, respektivisht anëtarësimit në këtë institucion të respektuar, dhe që ne kemi përmbushur të gjjtha obligimet për të cilat besojmë se kanë qenë të nevojshme, si dhe jemi në proces të përmbushjes së një mori të aranzhmaneve të dakorduara, nga Raporti i Dora Bokojanis. Pyetja ime për ju është se, cili është pozicioni i juaj në këtë çështje dhe cila do të jetë vota e delegacionit tuaj. Edhe njëherë, ju faleminderit që jeni në mesin tonë, dhe që keni pozicion të qartë mbi agresionin rus mbi Ukrainën. Ju faleminderit!

Kur është fjala te votimi i delegacionit tonë, duhet të ndajmë Qeverinë nga Kuvendi, anëtarë i të cilit kam qenë, pra nuk mund të flasë në emër të tyre, ata do të vendosin nesër. Mirëpo, siç e dini për Moldovën kjo është një çështje e ndjeshme, për shkak të çështjes së Transnistrisë, e cila është një çështje e vështirë për ne, por njëkohësisht mundem vetëm t’iu risiguroj, që jemi të kënaqur që kemi raporte të mira politike, dhe ishim të kënaqur që në kuadër të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, vitin e kaluar, mirëpritëm presidentën tuaj, pra është një punë në progres, gjë që shpresoj se do të mirëkuptoni pozicionin tonë!