Tahiri: Është në përgjegjësinë e presidentes që të veprojë dhe të vendosë presion, sidomos ndaj VV-së

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri është deklaruar pas dështimit të 26-të për konstituimin e Kuvendit. Tahiri ka kritikuar VV-në, duke kërkuar që të reflektoj, shkruan lajmi.net “Lëvizja Vetëvendosje duhet të ketë reflektuar mbi këtë bllokadë, sepse shkaktar i saj janë ata. Kryetarin e kuvendit e zgjedh shumica parlamentare, nuk bëhet fjalë për emra, por për…

Lajme

04/06/2025 12:56

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri është deklaruar pas dështimit të 26-të për konstituimin e Kuvendit.

Tahiri ka kritikuar VV-në, duke kërkuar që të reflektoj, shkruan lajmi.net

“Lëvizja Vetëvendosje duhet të ketë reflektuar mbi këtë bllokadë, sepse shkaktar i saj janë ata. Kryetarin e kuvendit e zgjedh shumica parlamentare, nuk bëhet fjalë për emra, por për krijimin e shumicës për të zgjedhur institucionet”, tha ai.

Ai kërkoi nga presidentja që të veproj dhe të bëj presion tek VV-ja.

“Është në përgjegjësinë e presidentes që të veprojë dhe të vendosë presion, sidomos ndaj partisë së parë, për të hapur rrugë kuvendit – ose të shkohet në zgjedhje të reja”, përfundoi ai./lajmi.net/