Tahiri: Është mesazh i keq për qytetarët se si e tejkalon kryeministri organin e akuzës
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri sot pas mbledhjes së kryesisë se Kuvendit është deklaruar për media. Ai ka folur në lidhje me projektligjet të cilat i ka dërguar PDK në Gjykatë Kushtetuese deri ka thënë se pret të merret një vendim në favor të tyre, shkruan lajmi.net. “Seancat e mbajtura më 5…
Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri sot pas mbledhjes së kryesisë se Kuvendit është deklaruar për media.
Ai ka folur në lidhje me projektligjet të cilat i ka dërguar PDK në Gjykatë Kushtetuese deri ka thënë se pret të merret një vendim në favor të tyre, shkruan lajmi.net.
“Seancat e mbajtura më 5 dhjetor kanë qenë seanca që na u pamundësua pjesëmarrja e opozitës. Këtë vërejtje ia shpreha edhe kryetarit dhe mazhorancës. Nuk ka qenë bojkotim i opozitës dhe jemi ftuar dy minuta me vonesë. Në rast se një praktike e tillë legjitimohet nga Kushtetuesja, do të jetë e dëmshme për demokracinë. Siç e dini ne i kemi dërguar 19 projektligje dhe presim që të merret vendimi në favor tonin”, tha Tahiri.
Tahiri është deklaruar edhe në lidhje me ftesën e Prokurorisë ndaj kryeministrit Kurti për të dëshmuar, i cili nuk shkoi sot.
“Në radhë të parë është mesazh i keq për qytetarët se si e tejkalon kryeministri organin e akuzës dhe siç e dini që më bazë të Kushtetutës, pushtetet janë të ndara. Organi i akuzës është ai që ndalon keqpërdorimet dhe korrupsionin dhe me këtë rast organi i akuzës ka diçka për të sqaruar. Mendoj që është mesazh i keq ajo se çfarë u pa sot”, tha ai