Tahiri: BE-ja i ka vendosur Kosovës sanksione, Vuçiqi shkoi në Moskë ndaj tij s’ka asnjë masë

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se Ditën e Evropës të cilën e feston Kosova nuk e festojnë vet disa shtete që janë anëtare të bllokut. Ai ka theksuar se BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Kosovës, përderisa e përmendi edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili shkoi në Moskë për të…

Lajme

09/05/2025 18:50

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se Ditën e Evropës të cilën e feston Kosova nuk e festojnë vet disa shtete që janë anëtare të bllokut.

Ai ka theksuar se BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Kosovës, përderisa e përmendi edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili shkoi në Moskë për të marrë pjesë në paradën e “Ditës së Fitores” siç e quan Rusia.

“Bashkimi Evropian e vendosë Kosovën nën sanksione për derisa, fqinji ynë presidenti serb shkon në Rusi në Moskë edhe nuk ka asnjë masë ndaj tij, paramendoje çfarë paradoksi”.

“Nuk ka kurrfarë logjike që Kosova me qenë nën sanksione dhe njeriu, i cili pretendon në qendër të kontinentit të Evropës dhe me qenë pjesë e një parade të turpit të presidentit rus Vladimir Putin”, tha ai në Klan.

“Në Kosovë nuk mund të zgjidhjet një çështje e cila është procedurale”, ka thënë Tahiri.