Tahiri akuzon Qeverinë: Fondet përdoren për sulme ndaj mediave dhe opozitës, jo për qytetarët

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, kritikoi sot qeverinë për mungesë vullneti politik në adresimin e çmimeve në rritje. “Të gjitha përpjekjet për uljen e akcizës dhe TVSH-së nuk kanë marrë mbështetje nga Qeveria. Ka mundësi që ligji të amandamentohet për një periudhë të caktuar kohore për të lehtësuar qytetarët gjatë…

Lajme

02/04/2026 13:17

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, kritikoi sot qeverinë për mungesë vullneti politik në adresimin e çmimeve në rritje.

“Të gjitha përpjekjet për uljen e akcizës dhe TVSH-së nuk kanë marrë mbështetje nga Qeveria. Ka mundësi që ligji të amandamentohet për një periudhë të caktuar kohore për të lehtësuar qytetarët gjatë kësaj krize, por politika e Qeverisë është e fokusuar vetëm tek sulmet ndaj fjalës së lirë, mediave dhe opozitës pa asnjë argument. Qëllimi i thjeshtë është të kapet edhe njëherë pozicioni i Presidentes, duke instaluar autokracinë – gjë që nuk do të ndodhë”, tha Tahiri.

Ai vuri në dukje se qytetarët vazhdojnë të përballen me çmime të ngritura dhe se Qeveria nuk po merr masat për të lehtësuar barrën financiare për ta. /Lajmi.net/