Taekwondistët kosovarë i sjellin Kosovës medalje nga turneu botëror

Taekwondistët kosovarw Jon Gashi, Mal Sahiti dhe Elion Agushi, kanë fituar medalje në turneun botëror “Belgium Open 2023”, të organizuar nga Federata Botërore e Taekwondosë në Lommel të Belgjikës. Gashi fitoi medaljen e artë në grupmoshën junior, kategoria -73 kg. Ai shënoi katër fitore. Sahiti e Agushi fituan të bronztat për junior. Mali realizoi dy…

Sport

21/03/2023 15:36

Taekwondistët kosovarw Jon Gashi, Mal Sahiti dhe Elion Agushi, kanë fituar medalje në turneun botëror “Belgium Open 2023”, të organizuar nga Federata Botërore e Taekwondosë në Lommel të Belgjikës.

Gashi fitoi medaljen e artë në grupmoshën junior, kategoria -73 kg. Ai shënoi katër fitore.

Sahiti e Agushi fituan të bronztat për junior. Mali realizoi dy fitore dhe një tjetër pa luftë, në kategorinë -68 kg, ndërsa Agushi shënoi tri fitore dhe një tjetër pa luftë në kategorinë -63 kg.

Pjesëmarrës në turne ishte edhe bursisti ynë olimpik Paris 2024, Arnis Agushi, i cili u ndalë në raundin e parë, sikurse Arbnor Bajra, Arbër Bajra e Rona Gashi, në grupmoshën seniore./Lajmi.net/