Tabela e prioriteteve në Dubravë
Kandidatja e AAK’së për Istogun, Donika Kadaj- Bujupi tha se në këtë tabelë janë vendosur prioritetet e punës për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar, në rast se ajo zgjidhet Kryetare.
Lajme
Kandidatja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetare të Istogut, Donika Kadaj-Bujupi, në kuadër të turit të saj elektoral, sot vendosi pllakën e prioriteteve në Dubravë.
Ajo, gjithashtu shpalosi programin e saj para banorëve të fshatit Dubravë.
“Sot, kisha kënaqësinë të prezantojë programin tim para banorëve të këtij fshati”.
“Në komunën tonë ka ardhur koha për ndryshime, të gjitha këto me një synim të vetëm, zhvillimin e komunës dhe mirëqenien e qytetarit”.
”Në këtë tabelë janë të vendosura prioritetet e punës tonë në mandatin 4 vjeçar. Pasi të marrim besimin për qeverisjen lokale, ne do t’i bëjmë realitet të gjitha këto projekte një nga një”.
Ajo premtoi investime në sektorin e bujqësisë, në krijimin e kushteve për zhvillimin ekonomik, në ndërtimin e sistemit të ujit të pijes etj.