“Ta shohim”- Xhelal Sveçla tregohet më i rezervuar për qeverinë e re, nuk uron si herën e kaluar për “Kurti III”
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka qenë i rezervuar kur është pyetur nëse i kanë votat për Qeverinë Konjufca. “Ta shohim”, tha shkurt ai. Sveçla është shfaqur i buzëqeshur e duke dhënë përgjigjen e njëjtë tërë kohën “Ta shohim, ta shohim”. Ndryshe herën e kaluar kur Kurti hodhi në votim kabinetin…
Lajme
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka qenë i rezervuar kur është pyetur nëse i kanë votat për Qeverinë Konjufca.
“Ta shohim”, tha shkurt ai.
Sveçla është shfaqur i buzëqeshur e duke dhënë përgjigjen e njëjtë tërë kohën “Ta shohim, ta shohim”.
Ndryshe herën e kaluar kur Kurti hodhi në votim kabinetin qeveritar, Sveçla kishte thënë “urime ju qoftë Qeveria Kurti III” e cila nuk u bë./Lajmi.net/