“Ta q….. Anitën n’zemër” – Arrestohet në Pejë qytetari që e kërcënoi me video Ramush Haradinajn (PAMJE)

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, i dyshuar për kërcënime ndaj kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Rasti ka nisur pas publikimit të një videoje në rrjetin social Facebook, ku i dyshuari kishte transmetuar drejtpërdrejt dhe kishte përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj Haradinajt dhe familjes së tij, transmeton…

Lajme

03/04/2026 23:56

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, i dyshuar për kërcënime ndaj kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Rasti ka nisur pas publikimit të një videoje në rrjetin social Facebook, ku i dyshuari kishte transmetuar drejtpërdrejt dhe kishte përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj Haradinajt dhe familjes së tij, transmeton lajmi.net.

“E kam për obligim për Fidan Shatin me ua dh* shpirtat, hajdeni ku*vat e dexhallit që vran fëmi.Ta q*fsha Anitën n’zemër”, tha ai në video, duke përmendur edhe bashkëshortën e liderit të AAK-së.

Burime e sinjalit bëjnë të ditur se i arrestuari është identifikuar si Korab Bajgora, i cili është lokalizuar dhe ndaluar nga njësitet policore disa orë pas publikimit të videos.

Mediumi ka publikuar videon nga arrestimi. Në video shihet ai duke hyrë në stacionin policor i arrestuar.

Pas arrestimit, ai është shoqëruar në stacion policor, ndërsa me urdhër të prokurorit është hapur rast për veprën penale “kanosje”./lajmi.net/