“Ta boj si Lladrovci, shttt!” – Kraki i bie tavolinës me dorë acarohet keq me analistin
Një përplasje me tone të larta ka ndodhur sonte në një debat televiziv mes deputetit të Vetëvendosjes, Nezir Kraki, dhe analistit Visar Ymeri. Tensionet nisën kur Ymeri e akuzoi Krakin për keqlexim dhe keqinterpretim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatarin për krijimin e Qeverisë. “Unë e kam parë prej shumë eksponentëve të VV-së,…

Lajme
Një përplasje me tone të larta ka ndodhur sonte në një debat televiziv mes deputetit të Vetëvendosjes, Nezir Kraki, dhe analistit Visar Ymeri.
Tensionet nisën kur Ymeri e akuzoi Krakin për keqlexim dhe keqinterpretim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatarin për krijimin e Qeverisë.
“Unë e kam parë prej shumë eksponentëve të VV-së, përfshirë ty sonte, që e keqlexoni dhe e keqinterpretoni aktgjykimin,” i tha Ymeri Krakit.
Kjo deklaratë e acaroi deputetin Kraki, i cili humbi qetësinë, goditi tavolinën dhe reagoi me fjalë të ashpra
“Unë jam mësim edhe kur vi këtu, të jap mësim ty edhe krejtve!”, tha ai në Debat Plus.
“Çka bën ti, çfarë zanati ki ti?”,
“Po ta boj si Ramiz Lladrovci, shtttt…!”
Ymeri tentoi ta qetësonte situatën duke thënë:
“Mos u sill bre kështu ma, se s’po du me u sill me ty keq.”
Përplasja vazhdoi me shkëmbim akuzash dhe ironish.
Kraki ritheksojë se është profesor dhe ligjëron në Paris, kjo pasi sipas tij Ymeri i kishte thënë se “thirresh si profesor”
“Po jam profesor, jap mësim në Paris, ti çfarë zanati ki”, vazhdonte Kraki.
Por Ymeri iu përgjigj që arroganca e Albinit nuk i shkon ty dhe se këtu nuk është në Paris.
Pas kësaj, Kraki i thotë Ymerit se ai kurrë se ka pasur zanat politikën dhe se “aksidentalisht është gjetur në të”.