Syzet e reja me kamerë për policë
Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit është duke testuar disa kamera të montuara në syzet e policisë të cilat do të regjistrojnë çdo sjellje që policët do të bëjnë kundrejt qytetarëve. Komisariatet e policisë, që përfaqësojnë qytetet e mëdha, janë pjesë e një trendi në mbarë botën që në thelb mund të ndryshojnë marrëdhëniet midis…
Auto & Tek
Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit është duke testuar disa kamera të montuara në syzet e policisë të cilat do të regjistrojnë çdo sjellje që policët do të bëjnë kundrejt qytetarëve.
Komisariatet e policisë, që përfaqësojnë qytetet e mëdha, janë pjesë e një trendi në mbarë botën që në thelb mund të ndryshojnë marrëdhëniet midis punonjësve të policisë dhe publikut.
“Është diçka e re, ështe duke u ndërtuar një sistem i ri dhe mendoj se është me të vërtetë gjë e mirë e së ardhmes”, tha Toni Farrar, shef i policisë në Kaliforni.
Rialto, Kaliforni, që ka një popullsi prej 100,000 njerëzve dhe 115 forca policore, filloi të eksperimentonte me kamera në vitin 2012.
Rezultatet, thotë Farrar, ishin mahnitëse: një rënie në incidente që përfshijnë përdorimin e forcës, nga 60 në vitin 2011 në 25 deri sot.Ankesat nga qytetarët ranë prej 28 në tre, me vetëm katër në 12 muajt e kaluar.
Këto syze janë një shpikje e mirë, sepse me këto do të kontrollohet sjellja e çdo polici ndaj qytetarit.