“Synimi ynë është promovimi në Ligën B”- Albion Rrahmani optimist: Merituam fitoren, edhe ndeshjen tjetër do ta bëjmë maksimumin
Dje Kosova ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Islandës në kuadër për promovim në Ligën B të Kombeve. Dardanët fituan në “Fadil Vokrri” me rezultat minimal 2-1, shkruan lajmi.net. Llogarinë e golave e hapi, Lumbardh Dellova në minutën e 19’të të takimit, kurse mysafirët barazuan shifrat vetëm tre minuta më pas në 1-1, rezultat ky…

Sport
Dje Kosova ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Islandës në kuadër për promovim në Ligën B të Kombeve.
Dardanët fituan në “Fadil Vokrri” me rezultat minimal 2-1, shkruan lajmi.net.
Llogarinë e golave e hapi, Lumbardh Dellova në minutën e 19’të të takimit, kurse mysafirët barazuan shifrat vetëm tre minuta më pas në 1-1, rezultat ky që përmbylli pjesën e parë.
Në pjesën e dytë u realizua vetëm një gol, autor i së cilit ishte Elvis Rexhbeçaj në minutën e 58’të të takimit.
Pas kësaj fitore Albion Rrahmani u shpreh i lumtur me performancën e skuadrës duke potencuar se beson se Kosova mund të promovohet në Ligën B të Kombeve.
“Ndeshja e djeshme ka qenë shumë mirë e planifikume nga ne. Po shpresoj që me meritë e kemi arritë këtë rezultat dhe besoj që edhe në ndeshjen e dytë do ta bëjmë më të mirën dhe do të kualifikohemi dhe të shkojmë në grupin B ku është edhe synimi ynë”, tha Albion Rrahmani.