Syla: Zgjedhjet në Mitrovicë e Prishtinë vendimtare, Kurti të tjerat i konsideron të humbura

Gazetari Valon Syla ka thënë se zgjedhjet në Mitrovicë e Prishtinë janë vendimtare edhe për zgjedhjet lokale. Sipas tij, Kurti komunat tjera po i lë anash. “Zgjedhjet në Mitrovicë dhe në Prishtinë, janë vendimtare edhe për zgjedhjet nacionale. Albin Kurti edhe sot paska shku atje… edhe po fol për thesa kush pi shtin duart… e…

Lajme

06/11/2025 17:29

Gazetari Valon Syla ka thënë se zgjedhjet në Mitrovicë e Prishtinë janë vendimtare edhe për zgjedhjet lokale.

Sipas tij, Kurti komunat tjera po i lë anash.

“Zgjedhjet në Mitrovicë dhe në Prishtinë, janë vendimtare edhe për zgjedhjet nacionale. Albin Kurti edhe sot paska shku atje… edhe po fol për thesa kush pi shtin duart… e kujt po ja therrë me gjilpër duart se nga panika mund ta shpëtojnë veç thesat me pare, se e din që humbja atje i kushton edhe në zgjedhje nacionale… Koalicioni i opozitës matet në Mitrovicë, sidomos ai midis PDK, LDK dhe AAK, sepse Prishtinën, Prizrenin, Gjakovën dhe Kacanikun, Albin Kurti vec i la anash tash e sa ditë, sepse po i konsideron të humbura.”