Syla: Specialja e padrejtë dhe politike, do ta akuzonte edhe Adem Jasharin po të ishte gjallë

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Gazmend Syla, ka folur sot rreth protestave që po mbahen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, që po mbahen tash e pesë vjet në paraburgim në Hagë. Syla tha se Specialja është gjykatë gjahu, që ka për qëllim vetën një grup etnik e që sipas tij, një e tillë nuk është…

Lajme

23/10/2025 13:22

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Gazmend Syla, ka folur sot rreth protestave që po mbahen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, që po mbahen tash e pesë vjet në paraburgim në Hagë.

Syla tha se Specialja është gjykatë gjahu, që ka për qëllim vetën një grup etnik e që sipas tij, një e tillë nuk është parë askund në botë.

Ai në emisionin “Destinim” në Radio Prishtina tha se shteti duhet të reagojë ndaj padrejtësisë që po bëhet atje, pasi edhe vendimi në fund, sipas tij, do të jetë politik, duke përmendur që po të ishte gjallë, edhe komandanti legjendar Adem Jashari do të ishte në bankën e të akuzuarve, raporton Zeri.info.

“Kjo gjykatë është politike, është gjykatë gjahu, ka target, një etni, një grup të njerëzve, gjykata të tilla nuk ka pasur askund”.

“Shteti ynë do të duhej të kontaktonte institute për të monitoruar Gjykatën Speciale, nëse nuk ka monitorim, edhe verdikti përfundimtar do të jetë politik dhe po të jeni të bindur se po të ishte gjallë edhe komandanti legjendar Adem Jashari do të ishte i ulur në bankën e të akuzuarve, ku janë bashkëluftëtarët tanë atje, për këtë nuk kemi asnjë mëdyshje”, tha Syla në Radio Prishtina.