Syla për pankartat e Adriana Matoshit: Si refere e boksit në Amerikë që del në mes të ringut

Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi, ka shkuar sërish me një pankartë me një mbishkrim në Kuvend, kësaj radhe për sigurimet shëndetësore për të cilat ajo akuzon partitë që ishin më herët në pushtet. Për këtë veprim të sajin ka shkruar gazetari dhe analisti i njohur, Valon Syla, shkruan lajmi.net. Ky thotë se Matoshi është bërë…

Lajme

29/02/2024 12:48

Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi, ka shkuar sërish me një pankartë me një mbishkrim në Kuvend, kësaj radhe për sigurimet shëndetësore për të cilat ajo akuzon partitë që ishin më herët në pushtet.

Për këtë veprim të sajin ka shkruar gazetari dhe analisti i njohur, Valon Syla, shkruan lajmi.net.

Ky thotë se Matoshi është bërë si “refere e boksit në Amerikë” që del me parula në mes të ringut.

Madje  thotë se i ka humbur edhe humori.

Postimi i plotë i saj:

Impotenca në Qeverisje e Albin Kurtit dhe VV, ja ka prish edhe humorin ish kunatës së Vali Corleones. Ka mbet si refere e boksit në Amerikë që dalin me parulla në mes të ringut me kallxu edhe sa runda ka mbet.

Hala spe dini se knockout jeni. Jeni trullavshëm… por ju del ç’pija, kur kryhet epoka e sondazheve e del rezultati i zgjedhjeve. /Lajmi.net/