Syla: Nëse Kurtin s’e takon askush në Amerikë, 51%-shi duhet të reflektojë
Analisti politik, Valon Syla, ka komentuar vizitën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti në Amerikë dhe rrjedhën e deritanishme të saj.
Lajme
Syla me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria Kurti ka prodhuar gjatë gjithë kohës armiq pa nevojë, shkruan lajmi.net.
Sipas Sylës, nëse Kurti nuk pritet nga asnjë zyrtar i rëndësishëm amerikan në takim, atëherë sipas tij edhe 51%-shi që e ka votuar atë për të ardhur në pushtet, duhet të reflektojë.
Postimi i plotë i Sylës:
Këshilla ma e madhe në jetë është kur të thojnë mos krijo armiq pa nevojë.
Problemi me kosovarë, edhe Qeverinë Kurti është që nëse nuk prodhojnë punë, armiq prodhojnë gjithsesi dhe panevojë.
Kadale… boni diçka 1 here. Pastaj e kqyrim… Po e presim Amerikën a po e takon dikush këtë fëmijak politik. Nëse jo… 51shi i kosovarëve mos të preket. Por le të reflekton. /Lajmi.net/