Syla: Mbështetja e Qeverisë me nga 100 euro ka logjikën e vitrave
Analisti i çështjeve politike, Valon Syla, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për t'i shpërndarë nga 100 për punonjësit e sektorit publik, privat, studentët dhe pensionistët.

Lajme
Syla tha se kjo politikë e Kurtit është me logjik të vitrës dhe se kjo politikë e tija tregon që u mungon ideja dhe se nuk kanë kurrfarë projekti për zhvillim.
“Është një logjik e vitrës, që e ka bërë sa për të dalë nga një vit pa bërë pothuajse asgjë. Pra me 100 milionë kish mujt krejt problemin e ujit të pijshëm me zgjidh. E keqja e krejt kësaj është që është 1muaj, jepen në prill edhe ditën e mirë. Pra si me dasht me jau qit nga një iftar, se një familje 5 anëtarësh, sa i llogarit edhe vitrat xhamia, i bjen përafërsisht 100 euro. Sido që të jetë, kjo tregon edhe mungesë të idesë, tregon që s’kanë naj far projekti dhe që barazia për konceptin e Qeverisë Kurti është si një punëtor i Behgjet Pacollit, si një doktor në sektorin privat, si një lypës”, tha Syla në T7.
Ai pyeti se: “A koka qajo popullata që sqenka e varfër, që nuk e ka ditë nga sa paguajnë rrymë”.
“Por a janë këta përsona që thojke Albin Kurti: Rryma ka qenë aq lirë, sa që nuk po e dijnë nga sa po e pagujnë, a janë qëta nga 100 euro ata të jystickat që i përmendke ministrja Rizvanolli me kursy rrymën, pra kujna po ia jep 100 euro. A koka qajo popullata që sqenka e varfër kur po i bën do politika, apo kur spo ka qa me bo po i qet ka 100 euro, edhe tha do t;i hapi kuzhinat popullare. Kujna do me i jep buk Albin Kurti? Kon don me mbajt me 100 euro.
