Syla: Kryeministri jonë i shkon në ndihmë kryeministrit maqedon me diskurs anti-shqiptar – anti-NATO dhe BE, pro Vuçiqit dhe aleatëve të Rusisë
Valon Syla, gazetar, ka thënë se kryeministri i Kosovës po i shkon në ndihmë kryeministrit maqedon Hristijan Mickoski. Syla, tha se Hristijan Mickoski me diskurs është anti-shqiptar dhe kundër NATO’s. Po ashtu tha se është mik i presidentit të Serbisë, Aleskandër Vuçiq, Rusisë dhe miqve të saj. Ai tha në T7 se është për keqardhje kryeministri…
Lajme
Valon Syla, gazetar, ka thënë se kryeministri i Kosovës po i shkon në ndihmë kryeministrit maqedon Hristijan Mickoski.
Syla, tha se Hristijan Mickoski me diskurs është anti-shqiptar dhe kundër NATO’s. Po ashtu tha se është mik i presidentit të Serbisë, Aleskandër Vuçiq, Rusisë dhe miqve të saj.
Ai tha në T7 se është për keqardhje kryeministri Kurti të ketë miq të tillë.
“Keq që Republika jonë e ka një kryeministër që i shkon në ndihmë një kryeministri maqedon që diskursin e ka më së pari anti-shqiptar. Është një kryeministër i një koalicioni anti-shqiptar në diskurs, anti NATO dhe BE si tabor. Pra, Vuçiti dhe aleatët e Rusisë që e vizitojnë edhe Shkupin herë pas here”.
“Është për keqardhje me pa kryeministrin e Republikës së Kosovës duke i pasur miq ata”, ka thënë Syla.
Kosova dhe Maqedonia kanë mbajtur mbledhje të qeverive të hënën, ku Kurti ka deklaruar se me Maqedoninë e Veriut nuk ka asnjë problem.
Ndërkaq, opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut po alarmon se po minohen të drejtat shqiptare në Maqedoninë e Veriut.