Syla i AAK-së-Kusari Lilës: Luftëtarët e lirisë hajna e kriminela ndërsa serbit “brate” a?
Sekretari Organizativ i AAK-së, Gazmend Syla ka reaguar pas disa bisedave që janë publikuar mes deputetes së VV-së Mimoza Kusari Lilës dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq. Në ato biseda të publikuara, Kusari-Lila e quan “brate” Simiqin e që në gjuhën shqipe do të thotë “vëlla”, shkruan lajmi.net. Syla përmes një…
Lajme
Sekretari Organizativ i AAK-së, Gazmend Syla ka reaguar pas disa bisedave që janë publikuar mes deputetes së VV-së Mimoza Kusari Lilës dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq.
Në ato biseda të publikuara, Kusari-Lila e quan “brate” Simiqin e që në gjuhën shqipe do të thotë “vëlla”, shkruan lajmi.net.
Syla përmes një postimi në Facebook, i ka mallkuar deputetët e anëtarët e VV-së pas këtyre publikimeve të fundit.
“Zoti ju vraftë po njerëz të poshtër ishi kanë. Luftëtarët e lirisë mercenarë, hajna, kriminela e të gjitha të zezat , ndërsa serbit “brate” a ?”, ka shkruar syla. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: