Syla flet për sondazhet: Vetëvendosja pati rënie brenda gjashtë muajve prej 10 %
Gazetari dhe analisti, Valon Syla ka folur së fundi në lidhje me tri sondazhe të kryera gjatë këtij viti, e në të cilat sipas tij për gjashtë muaj vërehet trendi i rënies së Lëvizjes Vetëvendosje për 10 për qind. Sipas Sylës, në një sondazh të kryer në muajt prill-maj, Vetëvendosje doli me përkrahje prej 46…
Lajme
Gazetari dhe analisti, Valon Syla ka folur së fundi në lidhje me tri sondazhe të kryera gjatë këtij viti, e në të cilat sipas tij për gjashtë muaj vërehet trendi i rënies së Lëvizjes Vetëvendosje për 10 për qind.
Sipas Sylës, në një sondazh të kryer në muajt prill-maj, Vetëvendosje doli me përkrahje prej 46 për qind.
Sipas tij, në muajin gusht/shtator kjo përkrahje ra në 38 për qind, dhe më pas në tetor, në 36 për qind, transmeton lajmi.net.
Statusi i plotë:
“Në një sondazh të kryer me disponim për muajt prill/maj 2024; VV ishte 46%
Një tjetër sondazh i një partie politike opozitare i matur për muajin gusht/shtator, VV ishte 38%.
Ndërsa në sondazhin e fundit me disponim të muajit tetor, nga një parti tjetër; VV është në 36%.
Trendi i rënies së VV’s për brenda 6 muajve është 10%.” – ka shkruar ai.
Tutje ai thotë:
“Por opinioni ende nuk ka fjetur mirë për skandalin e Dejona Mihalit, rritjen dëshpruese të pensioneve dhe rrogave me vendim të jashtëligjshëm dhe heshtjen në temën e Veriut e cila tash e 2 javë nuk përmendet nga folësit e VV e as Albin Kurti, si pasoj e presioneve ndërkombëtare të sigurisë dhe diplomacisë”.
Sipas Sylës, burimet për këto të dhëna vijnë nga VV, PDK dhe LDK./Lajmi.net/