Syla e ndërlidh skandalin e Berishajt me shtrenjtimin e rrymës në Kosovë

Analisti politik dhe gazetari Valon Syla e ka ndërlidhur raportimin për skandalin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj me shtrenjtimin e rrymës në Kosovë si dhe me refuzimin e VV-së për formimin e Komisionit Hetimor.

Lajme

22/04/2022 13:57

Syla ka thënë se kompania e Berishajt, “MB Consulting” e cila veç një punëtor, është angazhuar nga kompania serbe “GEN” për këshilldhënie dhe përfaqësim në shitjen me shumicë të rrymës në tregun e Kosovës dhe atë të Shqipërisë, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi në Facebook, Syla ka thënë se rritja e çmimit të rrymës nuk ka të bëj vetëm me luftën në Ukrainë, por edhe me një krim që sipas tij po duket të jetë organizuar nga “shokët e Kurtit”.

Postimi i plotë:

Kompania e Martin Berishajt, MB Consulting, kompani qe e ka vec ni punetor, dmth vete Martin Berishajn, u angazhu prej kompanise serbe, GEN-i, per keshilldhenie dhe perfaqesim ne shitjen me shumice te rrymes ne tregun e Kosoves dhe Shqiperise. Tash pe dijme pse u shtrenjtu rryma kaq shume dhe pse VV po refuzon themelimin e Komisionit Hetimor per energji. Po i vjen era e keqe. Pra rritja e çmimeve nuk ka lidhje veç me luften ne Ukraine por edhe me krim qē po duket i organizuar me shokë të Albinit në Qeverinë Kurti. /Lajmi.net/