Syla: Burri i Albulena Haxhiut është ne hasmëri me familjen e Fatmir Limaj
Gazetari, Valon Syla tha se familja e burrit të Albulena Haxhiut dhe familja e Fatmir Limajt janë në hasmëri njëra me tjetrën dhe për këtë arsye sipas Sylës në rast se ish propozuar Limaj si emër për kryeparlamentar, ajo do e kishte të vështirë ta votonte atë. Ai tutje tha se ka informata se Albulena…

Lajme
Gazetari, Valon Syla tha se familja e burrit të Albulena Haxhiut dhe familja e Fatmir Limajt janë në hasmëri njëra me tjetrën dhe për këtë arsye sipas Sylës në rast se ish propozuar Limaj si emër për kryeparlamentar, ajo do e kishte të vështirë ta votonte atë.
Ai tutje tha se ka informata se Albulena Haxhiu nuk e mbështet dhe nuk e voton Limajn.
“Është një hasmëri e vjetër mes dy familjeve në Malishevë, për çka Albulena nuk mundet me votu një person i cili dmth është në hasmëri me familjen e burrit të saj. Është një vrasje në Malishevë e din njerëzit po masi s’po folë kush është një hasmëri familjare ka pas viktima aty. Kjo është e vështirë për Albulenen që ta votojë Limajn. Kam informata që Albulena Haxhiu nuk e mbështet dhe nuk e voton Limajn, brenda grupit të VV-së me Albulenen janë edhe 2-3 tjerë, të cilët s’mundet me i kontrollu Kurti”, tha Syla në T7.