Sveçla uron Ditën e Forcës: FSK po rritet dhe po forcohet çdo ditë
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka uruar Ditën e Forcës së FSK-së. Ai ka thënë se FSK si vijimësi e UÇK-së, po rritet dhe po forcohet çdo ditë, duke i shërbyer sigurisë dhe mbrojtjes së Republikës së Kosovës. “Në prag të festës sonë kombëtare, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, sot shënojmë…
Lajme
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka uruar Ditën e Forcës së FSK-së.
Ai ka thënë se FSK si vijimësi e UÇK-së, po rritet dhe po forcohet çdo ditë, duke i shërbyer sigurisë dhe mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
“Në prag të festës sonë kombëtare, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, sot shënojmë edhe Ditën e Forcës sonë. Urimet më të përzemërta për të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që me përkushtim dhe guxim i japin kuptim uniformës dhe i shërbejnë pa u kursyer vendit tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Sveçlës: