Sveçla takohet me ambasadorin Hargreaves dhe zyrtarin e lartë të Mbretërisë së Bashkuar, Tony Buswell – këto tema u diskutuan
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, si dhe Tony Buswell, Shef për Evropën Jugore në Drejtorinë Ndërkombëtare të Politikës Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar në Ministrinë e Brendshme. Sveçla në postimin e bërë tregoi se në takim u diskutuan prioritet e qeverisë së…
Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, si dhe Tony Buswell, Shef për Evropën Jugore në Drejtorinë Ndërkombëtare të Politikës Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar në Ministrinë e Brendshme.
Sveçla në postimin e bërë tregoi se në takim u diskutuan prioritet e qeverisë së re, transmeton lajmi.net.
“Gjatë takimit diskutuam për prioritetet e qeverisë së re, me theks të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe migrimit të paligjshëm.”, shkroi ministri ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të mirëprisja sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, si dhe Tony Buswell, Shef për Evropën Jugore në Drejtorinë Ndërkombëtare të Politikës Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar në Ministrinë e Brendshme.
Gjatë takimit diskutuam për prioritetet e qeverisë së re, me theks të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe migrimit të paligjshëm. Në këtë drejtim, Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur vazhdimisht institucionet tona, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive kriminale.
U dakorduam që ky bashkëpunim të intensifikohet edhe më tej, si pjesë e vizionit të përbashkët të dy vendeve tona për siguri dhe sundim të ligjit./lajmi.net/