Të Infektuar: 3508

Të Shëruar: 1902

Të Vdekur: 75

Sveçla: Policia ndërhyri në disa raste kur qytetarët shkuan për të marrë ndihmat sociale

18:12 | 24 Mars 2020

Ushtruesi i Detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike në Kosovë, Xhelal Sveçla ka thënë zbatimi i masave të Qeverisë së Kosovës, sot ka qenë për t’u lavdëruar, derisa ka përmendur edhe disa ngecje.

Sipas tij, policia ka ndërhyrë në disa raste në radhët për marrjen e asistencës sociale për shkak të mosrespektimit të distancës sociale.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sveqla ka falenderuar policët, duke thënë se kur të kalojë kjo krizë, shoqëria dhe shteti do të duhet t’i japin rëndësinë e munguar policëve të Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë distancën, kufizonojnë lëvizjet dhe të mbanjnë higjienën.

“Falënderim të madh e të veçantë meritojnë policët e Kosovës. Ata janë në vijën e parë të luftës kundër virusit, bashkë me mjekët. Kur të kalojë kjo krizë, shoqëria dhe shteti do të duhet t’i japin rëndësinë e munguar policëve të Kosovës. E në situatën aktuale i ftoj qytetarët të ruajnë nivelin më të lartë të respektit dhe bashkëpunimit me motrat e vëllezërit tanë me uniforma të kaltra”, ka shkruar Sveqla.