Sveçla: Përgjegjësia për vrasjen e Afrim Bunjakut dhe organizimit të atij sulmi terrorist është drejtpërdrejtë e Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, së bashku me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe udhëheqës të tjerë të vendit, bënë sot homazhe pranë varrit të policit të rënë në detyrë një vit më parë në rastin e Banjskës, Afrim Bunjaku. Sveçla përmes një statusi të bëre…

Lajme

24/09/2024 13:05

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, së bashku me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe udhëheqës të tjerë të vendit, bënë sot homazhe pranë varrit të policit të rënë në detyrë një vit më parë në rastin e Banjskës, Afrim Bunjaku.

Sveçla përmes një statusi të bëre së fundmi në Facebook, ka thënë se rënia e Bunjakut mbrojti sovranitetin e territorin e vendit tonë andaj është edhe heroike, edhe e paharrueshme.

Ai tutje u shpreh se për sulmin terrorist të shtatorit të kaluar në Banjskë, dhe vrasjen e rreshterit Bunjaku përgjegjëse drejtpërdrejte është Serbia.

“Drejtësia është e pashmangshme dhe Serbia duhet të dorëzojë terroristët sa më pare”, shkroi ai, përcjell lajmi.net

Gjatë homazheve, edhe rruga e fshatit Banjskë mori emrin e Bunjakut.

“Rruga e fshatit Banjskë ku u vra Rreshter Afrimi nga sot mbanë emrin e tij. Ajo është rruga që kolegët e tij e kalojnë çdo ditë në shërbim. Mesazhi që dha Rreshter Afrimi është i qartë, terrorizmin e luftojmë me çdo kusht. Rruga që trasoi Afrimi është e përditshmja jonë bashkë me kolegët e tij, sundimi i rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë”, shkroi ai./Lajmi.net