Sveçla për krimin në Gllogjan: Vrasësi të dorëzohet sa më shpejtë, për çdo vonim ai rëndon të tjerët

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti kanë mbajtur një konferencë për media për tragjedinë në Gllogjan.

Lajme

27/11/2021 15:34

Ai ka thënë se për zbulimin e rastit janë vënë në dispozicion të gjitha aparaturat shtetërore, shkruan lajmi.net.

“Si pasojë e këtij sulmi na u vranë dy nxënës, Gentiana Mustafa dhe Ledian Hamzaj dhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj. Unë pata mundësinë që të takohem me kryetarin e komunës të cilit i shpreha ngushëllimet në emrin e nivelit qendror për qytetarët e vrarë. Me të marrë lajmin jam kthyer në Kosovë dhe kam ardhur drejt e në Deçan për t’iu shpreh gatishmërinë tonë për të vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e shtetit për zbulimin e këtij rasti”, ka thënë Sveçla.

“Dua që të bëj ftesë të gjithë qytetarëve të Kosovës që për çfarëdo informacioni t’i drejtohen Policisë dhe Prokurorisë në mënyrë që rasti të zgjidhet sa më parë. Tashmë kemi informacione të ardhura në rrugë të ndryshme të cilat Policia po i trajton një për një. Po trajtohen disa pista”, tha Sveçla.

“Unë bëj ftesë ultimatum vrasësit që të dorëzohet sepse për çdo ditë ai rëndon të tjerët. Kushdo që ndihmon vrasësit bën vepër penale. Sa më parë që të dorëzohet, aq më mirë për rrethin e tij por edhe për qytetarët “, tha ai. /Lajmi.net/