Sveçla për arrestimin e tre të dyshuarve për krime lufte: Krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovës nuk do kalojnë pa u ndëshkuar

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të dyshuar për krime lufte në Kosovë. Në aksionin e sotëm policor u arrestuan tre të dyshuar të nacionalitetit serb për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” që besohet se janë kryer gjatë vitit 1998-1999 në Burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit, transmeton lajmi.net. Në mesin…

Lajme

21/04/2025 15:40

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Në aksionin e sotëm policor u arrestuan tre të dyshuar të nacionalitetit serb për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” që besohet se janë kryer gjatë vitit 1998-1999 në Burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit, transmeton lajmi.net.

Në mesin e të arrestuarve janë dy meshkuj dhe një femër me inicialet: B.T. mashkull dhe e dyshuara N.Č. (femër) dhe M.I. mashkull.

Xhelal Sveçla ministër në detyrë i Ministrisë së Brendshme tha se ky do të jetë fati i të gjithë atyre që kanë kryer krime ndaj popullit në Kosovë.

“Sot, janë arrestuar tre qytetarë të nacionalitetit serb të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile. Ky do të jetë fati i të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë ndaj popullit tonë. Të tre të arrestuarit dyshohen se kanë kryer rrahje, tortura dhe maltretime të ndryshme ndaj shqiptarëve të burgosur në Burgun e Lipjanit në vitet 1998-1999.Krimet e Serbisë të bëra gjatë luftës në Kosovë nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar. Si institucione të Republikës së Kosovës do të mbeshtesim të gjithë mekanizmat shtetëror që drejtësia të vihet në vend.Nuk do të ndalemi asnjëherë derisa të sillet para drejtësisë edhe përgjegjësi i fundit”, ka shkruar Sveçla.