Sveçla pas aksionit të Policisë ku u kapën narkotikë në vlerë mbi 153 mijë euro: Nuk do të ndalemi në hetimin dhe goditjen e aktiviteteve të tilla kriminale

Policia e Kosovës sot raportoi dy raste të ndara një në Prishtinë e një në Ferizaj ku konfiskoi, gjashtë kilogramë heroinë dhe 38.62 gramë kokainë, në vlerë mbi 150.000 euro dhe arrestimin e dy personave. Për këtë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla…

Lajme

22/08/2024 16:11

Policia e Kosovës sot raportoi dy raste të ndara një në Prishtinë e një në Ferizaj ku konfiskoi, gjashtë kilogramë heroinë dhe 38.62 gramë kokainë, në vlerë mbi 150.000 euro dhe arrestimin e dy personave.

Për këtë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla i cili ka përgëzuar Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë për operacionet e suksesshme që rezultuan me sekuestrimin e substancave narkotike.

“Përveç suksesit në goditjen e këtij aktiviteti kriminal është mbrojtur edhe jeta e të rinjve tanë që ishin potencial i përdorimit të tyre“, ka shkruar Sveçla.

Ai ndër të tjera ka thënë se nuk do të ndalen në hetimin dhe goditjen e aktiviteteve të tilla kriminale.

“Nuk do të ndalemi në hetimin dhe goditjen e aktiviteteve të tilla kriminale që helmojnë rininë tonë si dhe cënojnë jetën dhe sigurinë e tyre“, ka thënë Sveçla. /Lajmi.net/