Sveçla pak ditë para zgjedhjeve “shqetësohet” për pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare – zhvillon bisedë me ministrin kroat

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Davor Božinović, lidhur me pritjet në pikat kufitare gjatë ardhjes së mërgatës në Kosovë. Sveçla tha se biseda u zhvillua pas informatave të pranuara nga bashkatdhetarët për pritjet e gjata në…

Lajme

20/12/2025 16:10

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Davor Božinović, lidhur me pritjet në pikat kufitare gjatë ardhjes së mërgatës në Kosovë.

Sveçla tha se biseda u zhvillua pas informatave të pranuara nga bashkatdhetarët për pritjet e gjata në kufi, me qëllim që të gjenden modalitete për një kalim sa më të lehtë dhe më të shpejtë për qytetarët e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, ministri kroat ka shprehur gatishmëri dhe angazhim që, brenda rregullave në fuqi, ta adresojë këtë kërkesë.

Ministri Sveçla falënderoi homologun e tij për vullnetin dhe gatishmërinë, si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy ministrive.

Postimi i plotë:

Pas informatave të pranuara nga bashkatdhetarët tanë lidhur me pritjet në pikat kufitare gjatë ardhjes në Kosovë, zhvillova një bisedë me Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, z. Davor Božinović, mbi modalitetet për një kalim kufitar sa më të lehtë dhe më të shpejtë për qytetarët tanë.

Ministri Božinović shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij që brenda rregullave të adresoj këtë kërkesë timen. Me këtë rast falënderoj Ministrin për vullnetin dhe gatishmërinë si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy ministrive tona.

Mërgatës sonë i dëshiroj rrugë të mbarë e mirëardhshi në atdhe!/lajmi.net/