Sveçla: Një familjes e cila po udhëtonte për në Gjermani, i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit, ky është akt fashist

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka treguar detaje të bllokadës së serbëve në pikat kufitare Kosovë-Serbi. Ai në një postim në “Facebook”, ka thënë se serbë me maska, në prani të policisë serbe, po i kthejnë detyrimisht mbrapa. Sveçla këtë e quajti veprim fashist të grupeve ekstremiste serbe. Postimi i plotë: Pas paralajmërimit të grupeve…

Lajme

06/09/2024 21:45

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka treguar detaje të bllokadës së serbëve në pikat kufitare Kosovë-Serbi.

Ai në një postim në “Facebook”, ka thënë se serbë me maska, në prani të policisë serbe, po i kthejnë detyrimisht mbrapa.

Sveçla këtë e quajti veprim fashist të grupeve ekstremiste serbe.

Postimi i plotë:

Pas paralajmërimit të grupeve ekstremiste serbe për protesta sot pas orës 18:00, janë vërejtur grupe ekstremistësh të maskuar të cilët në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët.

Para pak çastesh, një familjes e cila po udhëtonte për në Gjermani, i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit dhe është kthyer prapa me forcë.

Kjo po ndodhë para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkë fajtore. Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne.

Prandaj, deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të pa pengueshëm dhe të sigurtë për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim. /Lajmi.net/